Në mbështetje të ligjit nr. 10 433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, në përmbushje të misionit, për përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor...
______________Lexo më shumë___
Informacion
Në zbatim të Aktit Nr.124/1 Prot., datë 23.04.2018, të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, për “Ngritjen e komisionit të nxierrjes jashtë përdorimit të aktiveve materiale” Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA), Tiranë ka vlerësuar për nxjerrje nga përdorimi dhe/ose asgjesimit përfunditar të një grupi aktivesh, sipas listës bashkëlidhur.
Për të realizuar këtë proçedurë ISHA kërkon nga subjekte të cilat janë të pajisura me leje mjedisi për të grumbulluar dhe trajtuar mbetje elektrike dhe elektronike të ofrojnë vlerësimin e materialeve të paraqitura në listën bashkëngjitur të vlerësimit për aktivet, të cilat janë konsumuar dhe amortizuar pothuajse totalisht.________Lexo më shumë___
Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë viti 2017 ka realizuar 9 inspektime të plota (2 kopshte, 3 shkolla të arsimit bazë dhe 4 gjimnaze).
Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë vitit 2017 ka realizuar 38 inspektime tematike për:
-vlerësimin e shkollës për cilësinë e ofruar në vlerësimin e arritjeve të nxënësve për kurrikulën me kompetenca;
-vlerësimin e shkollës për cilësinë e ofruar në hartimin dhe zbatimin e planit vjetor të shkollës;
Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA) gjatë vitit 2017 ka realizuar 58 inspektime të orientuara për:
-zbatimin e standarteve të miratuara nga MAS-i në shkollat qendër komunitare;
-zbatimin e VKM-së nr. 473, datë 01.06.2017 të Këshillit të Ministrave, nga institucionet në varësi të MAS-it;
Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë vitit 2017 ka kryer rreth 265 monitorime lidhur me:
Legjislacioni
- Ligji për Inspektimin në Republiken e Shqipërisë.
- VKM Nr.352 ,date 3.4.2013 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shteteror te Arsimit“.
- Ligji nr.69/2012, Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë.
- Udhëzimi Nr. 16, datë 03.08.2016 “Për vitin shkollor 2016-2017, në sistemin arsimor parauniversitar”.
- Udhëzimi Nr. 21, datë 09.07.2015 “Për procedurat e transferimit të nxënësve nga një nivel/Drejtim i arsimit profesional në gjimnaz“.
- Udhëzimi Nr. 4, datë 11.04.2016 “Për vlerësimin e arritjeve të nxënësve të arsimit fillor 2016”.
- Udhëzimi Nr. 4, datë 19.02.2015 Për një ndryshim në udhëzimin Nr.2, datë 12.02.2015 “Për kriteret dhe procedurat e kualifikimit të mësuesve.
- Udhëzimi Nr. 5, datë 25.02.2013 “Për standardet e përgjithshme të mësuesit''.
- Udhëzimi Nr. 6, 03.03.2016 “Për organizimin dhe zhvillimin e Maturës SHtetërore Profesionale për vitin shkollor 2015- 2016.
- Udhëzimi Nr. 14, datë 12.05.2015 Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për pranimin në shkollat e arsimit të orientuar”.