Në mbështetje të ligjit nr. 10 433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, në përmbushje të misionit, për përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor...
______________Lexo më shumë___
Informacion
Në zbatim të Aktit Nr.124/1 Prot., datë 23.04.2018, të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, për “Ngritjen e komisionit të nxierrjes jashtë përdorimit të aktiveve materiale” Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA), Tiranë ka vlerësuar për nxjerrje nga përdorimi dhe/ose asgjesimit përfunditar të një grupi aktivesh, sipas listës bashkëlidhur.
Për të realizuar këtë proçedurë ISHA kërkon nga subjekte të cilat janë të pajisura me leje mjedisi për të grumbulluar dhe trajtuar mbetje elektrike dhe elektronike të ofrojnë vlerësimin e materialeve të paraqitura në listën bashkëngjitur të vlerësimit për aktivet, të cilat janë konsumuar dhe amortizuar pothuajse totalisht.________Lexo më shumë___
Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë viti 2017 ka realizuar 9 inspektime të plota (2 kopshte, 3 shkolla të arsimit bazë dhe 4 gjimnaze).
Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë vitit 2017 ka realizuar 38 inspektime tematike për:
-vlerësimin e shkollës për cilësinë e ofruar në vlerësimin e arritjeve të nxënësve për kurrikulën me kompetenca;
-vlerësimin e shkollës për cilësinë e ofruar në hartimin dhe zbatimin e planit vjetor të shkollës;
Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA) gjatë vitit 2017 ka realizuar 58 inspektime të orientuara për:
-zbatimin e standarteve të miratuara nga MAS-i në shkollat qendër komunitare;
-zbatimin e VKM-së nr. 473, datë 01.06.2017 të Këshillit të Ministrave, nga institucionet në varësi të MAS-it;
Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë vitit 2017 ka kryer rreth 265 monitorime lidhur me:
Ankimime
1. Zgjidhja e ankimimeve përmes inspektimeve të drejtpërdrejta në DAR/ZA-të dhe shkollat përkatëse.
Gjatë periudhës janar-dhjetor 2015 ISHA u është përgjigjur ankimimeve të ndryshme, të cilat kanë ardhur nga mësues, drejtues shkolle, prindër, nxënës, DAR/ZA dhe perona të tjerë të interesuar. Shumica e ankimimeve janë zgjidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga specialistët e ISHA-s, por ka patur edhe raste të zgjidhjes së tyre nëpërmjet komunikimit në mënyrë elektronike apo telefon me DAR/ZA-të ose shkollat përkatëse.
Specialistët e ISHA-s kanë trajtuar rreth 98 raste të ankimimeve, nga të cilat 37 raste janë trajtuar nëpërmjet inspektimeve të drejtpërdrejta në terren dhe 61 raste nëpërmjet komunikimit me DAR/ZA-të dhe studimit të dokumentacionit të dërguar nga ana e tyre.
Për zgjidhjen e ankimimeve janë bërë inspektime lidhur me verifikimin e problemeve të ngritura në letrat ankimuese të drejtuara në MAS dhe ISHA përkatësisht në:
- DAR Tiranë: shkolla profesionale “Karl Gega”, “Instituti i nxënësve që nuk dëgjojnë”, shkolla jopublike “Univers”, gjimnazi “Sami Frashëri”, “Besnik Sykja”, “Lazgush Poradeci”, “Asim Vokshi”;
- DAR Tiranë Qark: shkolla e mesme e bashkuar Farkë;
- DAR Durrës : shkolla jopublike “ Hafiz Ali Podgorica”, “Çelësi i jetës” “Pavarësia”;
- DAR Fier: shkolla 9-vjeçare “Kristo Vide”, “Petro Sota”, “Meleq Gosnishti” Patos, “Mustafa Matohiti”;
- DAR Elbasan: 2 inspektime në gjimnazin”Vasil Kamani”;
- DAR Lezhë: shkolla “Ishull Lezhë” dhe ankimimi i 1 mësueseje;
- DAR Shkodër: shkolla ”Preng Jakova”;
- DAR Kukës: gjimnazi “Havzi Nela”, “Kopshti nr.1”;
- DAR Dibër: shkolla “Haki Stërmilli”;
- ZA Mallakastër: shkolla “5 Shkurti”;
- ZA Përmet: shkolla “Meleq Gosnishti”;
- DAR Vlorë: shkolla artistike ‘Naim Frashëri”, shkolla jopublike “Internacional”, shkolla “Eqerem Beqiri” Vlorë;
- DAR Gjirokastër: ankimim i 1 mësueseje;
- ZA Lushnje: shkolla “Çermë e Sipërme”;
- ZA Kuçovë: shkolla “Myrteza Kepi”;
ISHA ka trajtuar 39 rasteve të ankimimit nëpërmjet komunikimit zyrtar me DAR-ZA-të ose shkollat përkatëse në:
DAR Tiranë, DAR Elbasan, DAR Durrës, DAR Fier, ZA Lushnje, DAR Shkodër, DAR Kukës, DAR Dibër, DAR Gjirokastër, DAR Korçë, DAR Lezhë, ZA Bulqizë, ZA Tropojë, ZA Mirditë, ZA Kurbin, ZA Lushnje, ZA Kavajë, ZA Mallakastër, ZA Përmet, ZA Peqin, DAR Vlorë, ZA Kuçovë, ZA Kolonjë, ZA Gramsh, ZA Tepelenë.
Objekti kryesor i ankimimeve ka qenë verifikimi i problemeve të ngritura në letrat ankimuese drejtuar MAS-it dhe ISHA-s lidhur me:
- Procedurat e emërimeve dhe lëvizjeve të punonjësve arsimorë nga DAR/ZA dhe drejtoritë e shkollave.
- Menaxhimi i burimeve njerëzore të shkollës.
- Plotësimin e dokumentacionit shkollor (amza, regjistra)
- Verifikimin e mjediseve fizike të institucioneve arsimore.
- Vlerësimi i shërbimit arsimor të shkollës dhe respektimi i Kodit të Etikës nga mësuesit.
- Vlerësimi i shkollës mbi cilësinë e ofruar në drejtim të sigurisë, shëndetit, mbarëvajtjes dhe mjedisit fizik e psiko-social të të nxënit.
- Bashkëpunimi dhe komunikimi i drejtorisë së shkollës me stafin e mësuesve dhe marrëdhëniet mësues-nxënës.
Bazuar në platformat e inspektimit të hartuara për çdo rast, specialistët e ISHA-s kanë ndjekur këtë metodologji pune:
- Verifikim i dokumentacionit në nivel DAR/ZA-je dhe shkollash;
- Takime me drejtues të institucioneve, mësues e prindër.
- Realizim i pyetësorëve me nxënësit.
- Studim i dokumentacionit institucional lidhur me procedurat e ndjekura nga komisioni i vlerësimit të dosjeve të mësuesve.
Në disa raste të shqyrtimit të ankimimeve janë konstatuar dhe evidentuar probleme të ndryshme që lidhen me:
- Shkelje të procedurave të përcaktuara në udhëzimet e MAS-it nr.35, 57, 58, 38 “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të drejtorit, mësuesit dhe nëndrejtorit në institucionet e Arsimit Parauniversitar”.
- Mos zbatim me korrektësi të Dispozitave Normative 2013;
- Mangësi dhe parregullsi në procedurat e ndjekura nga komisioni i vlerësimit të dosjeve të mësuesve.
- Mangësi në plotësimin e dokumentacionit shkollor (amza, regjistra) në përputhje me Dispozitat Normative 2013.
Për çdo rast të evidentuar, specialistët e ISHA-s, në raportet e hartuara, kanë dhënë rekomandime për përmirësim të cilat u janë drejtuar drejtuesve të DAR/ZA-ve përkatëse dhe drejtuesve të shkollave si:
- Përmirësimin e marrëdhënieve mësues-drejtues-nxënës;
- Plotësim të dokumentacionit shkollor në përputhje me Dispozitat Normative 2013;
- Emërimin e punonjësve arsimor në përputhje me udhëzimet e MAS-it, nr. 35, 57, 58 “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të drejtorit, mësuesit dhe nëndrejtorit në institucionet e Arsimit Parauniversitar”.
ISHA bazuar në ligjin Nr.69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” për shkeljet e konstatuara në zbatimin e kërkesave ligjore në Arsimin Parauniversitar specialistët kanë dhënë dhe propozime për masa administrative të tilla si:
- “Vërejtje me paralajmërim”, për drejtoreshën e shkollës 9-vjeçare “5 Shkurti”, ZA Mallakastër;
- “Vërejtje me paralajmërim”, për dy mësueset anëtare të komisionit të vlerësimit në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” ZA Mallakastër;
- “Propozim për shkarkim nga detyra” për drejtorin e shkollës 9-vjeçare “Kristo Vide” DAR Fier;
- “Paralajmërim” për drejtoreshën e gjimnazit “Sami Frashëri” Tiranë;
- “Paralajmërim” për drejtorin e SH.M.B “Ishull Lezhë”;
- “Paralajmërim” për drejtorin e shkollës “Hasmashaj”, z. Denis Tosku dhe kryemësuesin në shkollën “Kurtaj” Peqin;
- “Vërejtje” për 4 mësuese të shkollës Hasmashaj” Peqin;
- “Qortim”për 10 mësues të shkollës “10 Korriku” Dushk, Lushnje;
- Propozim për “Paralajmërim për largim nga puna” për specialistin e IT të ZA-së Lushnjë;
- “Propozim për masë administrative” për Përgjegjësin e ZA-së Mirditë;
- “Revokim të 15 vendimeve” në DAR-Fier, ZA Përmet, ZA Has, DAR Elbasan, ZA Mallakastër, DAR Shkodër, DAR Lezhë, për shkelje të procedurave në transferimin, emërimin e mësuesve;
- “Gjobë me vlerë 100.000 lekë” për administratorin e shkollës private “Daka” ZA Lushnje;
- “Paralajmërim” për drejtorin e shkollës “Myrteza Kepi” ZA Kuçovë .